Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funduit janë bërë 2.669 testime, ndërsa janë regjistruar 149 raste të reja me Covid-19.
Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 233 pacientë të shëruar.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 88 vjeçare. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 1 deri 2 prill 2022. /SHENJA/