Rreth 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur deri më tani në Mianmar, pas tërmetit që goditi qendrën e vendit.
Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten.
Bëhet e ditur se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taw, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay.
Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taw dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë figura ushtarake.
Burimi: botasot.info