14 persona lëndohen në parkun spanjoll, pema ra mbi slitën e fëmijëve

1 minut lexim

Katërmbëdhjetë persona mbetën të lënduar, duke përfshirë dy rëndë, pasi një pemë ra mbi një slitë për fëmijë në një park argëtimi në rajonin spanjoll të Katalonjës të dielën.

Shërbimet e urgjencës katalanase thanë se kishin trajtuar 14 personat, dy prej të cilëve u dërguan në spital me lëndime të rënda, raporton CNN.

Tre persona të tjerë u shtruan në spital me lëndime më pak të rënda.

Shërbimet e urgjencës nuk dhanë asnjë informacion për moshën e të plagosurve.

Parku PortAventura World është parku argëtues më i vizituar në Spanjë dhe i gjashti më i vizituari në Evropë, sipas PortAventura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aplikacionet e kriptuara/ Topalli: Miliona transkripte që Franca i ka dërguar SPAK

Story i radhës

Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre

Të fundit nga