Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë 1,719 raste aktive me koronavirus.
MSH njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shëruar 255 qytetarë, derisa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,196.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa, me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,719 persona.