13 njerëz vriten në një shpërthim kamikaz në Somali

February 19, 2022
1 minut lexim

Të paktën 13 persona janë vrarë në Somali këtë të shtunë në një shpërthim kamikaz në një restorant të mbushur me zyrtarë lokalë dhe politikanë.

Të vrarit ishin kryesisht civilë derisa të lënduar mbetën 20 të tjerë, tha zëdhënësi i policisë Dini Roble Ahmed. Shpërthimi shkaktoi “dëme të mëdha”, shtoi ai.

“Pashë trupa të pajetë të disa njerëzve dhe nuk mund të numëroja sa të plagosur u dërguan me urgjencë në spital”, tha një dëshmitar, shkruan Al Jazeera.

“Disa prej tyre prisnin ushqimet që kishin porositur dhe po shijonin motin e freskët kur ndodhi shpërthimi”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dashuria ndaj punës është një mit

Story i radhës

Kryengritësit pro rusë në Ukrainën lindore urdhërojnë mobilizimin e plotë

Të fundit nga

ShkoLartë