125 deshmitare dhe 3 mije prova zps permbyll zyrtarisht paraqitjen e provave ne gjyqin ndaj thacit dhe te tjereve 67ff5eaddc265

125 dëshmitarë dhe 3 mijë prova, ZPS përmbyll zyrtarisht paraqitjen e provave në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

April 16, 2025
1 minut lexim

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ka përmbyllur paraqitjen nga ana e saj të provave në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjyqi filloi më 3 prill 2023.

Sipas njoftimit, në procesin e paraqitjes së provave të saj, ZPS-ja thirri për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë.

“ZPS-ja paraqiti rreth 3 000 prova materiale në shumë gjuhë. Dhe ZPS-ja ka bërë deri më sot 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Zotërinjtë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe individëve që nuk ishin pjesëmarrës në luftime në një periudhë prej të paktën marsit të vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në shumë vende në të gjithë Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut.

ZPS njofton se në këtë gjyq janë pjesëmarrës më shumë se 150 viktima dhe ata përfaqësohen nga Avokati i Viktimave.

Sipas ZPS-së, Prokurorja e Specializuar Kimberli Uest (Kimberly West) ngriti lart kurajën e viktimave dhe dëshmitarëve që dhanë dëshmi në këtë gjyq gjatë dy viteve të shkuara.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre, që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit,” tha Prokurorja e Specializuar.

Prokurorja e Specializuar shprehu gjithashtu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur që ZPS-ja të paraqiste provat e saj.

“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura,” vazhdoi znj. West. “Për Kosovën është thelbësore që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor në sallën e gjyqit të respektohen me qëllim që të ruhet integriteti dhe paanësia e procedurave dhe të gjendet e vërteta.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

qeveria shqiptare parashikon modernizimin dhe ndertimin e 530 kilometrave rrjet hekurudhor ne 10 vitet e ardhshme 67ff554f7937c
Story i mëparshëm

Qeveria shqiptare parashikon modernizimin dhe ndërtimin e 530 kilometrave rrjet hekurudhor në 10 vitet e ardhshme

sonte perballja vendimtare prishtina vellaznimi 67ff62719e1a8
Story i radhës

Sonte përballja vendimtare Prishtina – Vëllaznimi

Të fundit nga

Keisi Medini pozon rrugëve të Spanjës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Keisi Medini është goxha aktive në rrjete sociale, me postime të ndryshme. Edhe sot ajo me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë disa fotografi. Këto foto, Keisi
ShkoLartë