Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.790 teste, ndërsa janë regjistruar 690 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja (690), janë regjistruar 94 riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 676 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 18 viktima nga coronavirusi. 12 të vdekur nga Shkupi (65, 66, 69, 70, 71, 73, 73, 76, 79, 87, 88 dhe 89), 2 të vdekur nga Ohri (79 dhe 85), dhe nga një i vdekur nga Gostivari (84) , Struga (78) Kumanova (66) dhe Manastiri (83).
Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe 3 viktima. Ohri (1), Strumica (1) dhe Velesi (1). Të vdekurit janë të moshës 43 deri në 68 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 278.872, prej të cilëve të shëruar janë 257.956, të vdekur janë 8.599, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.317.