Studimet janë rruga kryesore për karrierën tuaj. Shumë persona, sidomos gjatë kësaj kohe, hasin vështirësi gjatë të mësuarit, duke mos mbajtur në mend asgjë. Kjo vjen sidomos nga strategjia e keqe dhe shprehitë e këqija që i zhvillojnë gjatë studimit. Epo, kjo nuk ndodh vetëm në këtë periudhë të ndjeshme të jetës. E njëjta vlen edhe gjatë kohërave të tjera, madje edhe pasi ta kemi bërë një vend në kompaninë tonë të ëndrrave.
Është e rëndësishme ta keni një strategji të të mësuarit, sepse kjo ju ndihmon t’i filtroni informacionet në grumbullin e madh të informacioneve të pafundme, ta përdorni kohën në mënyrë efikase, ta rrisni balancën punë – jetë si dhe të keni sukses në karrierë.
Cilat janë shprehitë që ju mbajnë larg nga përfitimet?
1. Studimi pa plan
Studimi pa ndonjë strategji, është formë e pa strukturuar e të mësuarit, prandaj ju bën që të jeni të dekonstruktuar. Kjo ju bën që të humbisni në materiale të cilat nuk janë relevante për çështjen të cilën jeni të përqendruar. Për ta tejkaluar këtë të metë, sigurohuni që e keni përpiluar një plan se në çfarëdo të përqendroheni dhe do t’i arrini deri në fund kohë që e keni të paraparë.
2. Zvarritja
Zvarritja mund të jetë një pengesë e rëndësishme për përparimin tuaj akademik. Duke i shtyrë studimet, mund të mos keni kohë të mjaftueshme, për t’i mbuluar të gjitha materialet përkatëse përpara një provimi. Ju mund ta rregulloni këtë zakon duke mbajtur një agjendë strikte për punën tuaj dhe duke filluar të gjitha detyrat tuaja të paktën një javë përpara datës së tyre të caktuar.
3. Menaxhimi jo efektiv i kohës
Është e zakonshme të kaloni orë të tëra duke studiuar pa i arritur të gjitha materialet të cilat duhet të studiohen. Ky është rezultat i shfrytëzimit jo efikas i kohës, pra keni probleme me aftësinë e menaxhimit të kohës. Edhe këtë problem mund ta zgjidhni duke u munduar të mos i bëni gabimet e njëjta.
4. Përdorimi i telefonit
Gjersa jeni duke studiuar ndonjë material mund ta keni ndonjë shtysë të fuqishme për ta kontrolluar telefonin ose për ta kthyer ndonjë mesazh. Përdorimi i telefonit orë e çast është shpërqendrimi më i madh që mund ta keni. Për ta tejkaluar këtë “sëmundje”, vendosi një alarm për 40 minuta, sepse kjo është koha në të cilën do të jeni më të përqendruar, bëni një pushim të shkurtër dhe vazhdoni përsëri për 40 minuta të tjerë.
5. Shumë funskionaliteti
Shumëkush mendon që nëse hapen në studimin e materialeve të ndryshme në të njëjtën kohë do të keni më shumë sukses, por realiteti qëndron ndryshe. Në vend që të përpiqeni të arrini shumë gjëra në të njëjtën kohë, ndani materialet të cilat kanë ndërlidhshmëri dhe filloni t’u kushtoni kohë!
6. Përgatitja natën e fundit
Shumicën e kohë njerëzit mendojnë që kanë mjaft kohë dhe energji për t’i studiuar të gjitha materialet përpara brenda natës. Kjo sjell rrezik, jo vetëm që nuk do të mund të arrini të shkëlqeni, por do të keni edhe stres gjatë gjithë kohës, e stresi është një ndër shkatërruesit e shëndetit. Përpiquni që ta shmangni këtë rutinë! Në vend të kësaj filloni t’i shqyrtoni materialet më herët duke u kushtuar kohë pak për çdo ditë. Kështu, do të jeni gjithmonë të përgatitur dhe nuk do të keni stres të akumuluar.
7. Studimi përmendsh
Nëse mësoni vetëm për të memorizuar e për t’i përfunduar detyrat që i keni, atëherë do ta humbisni konceptin rreth asaj që po bëni. Pas një kohe nuk do të dini pse keni shpenzuar aq shumë kohë dhe energji, shto këtu që nuk do të mund ta bëni as lidhjen e atyre materialeve me materialet e tjera.
8. Përdorimi i një qasjeje të gabuar
Përpiquni të merrni shënime për gjëra të rëndësishme, kështu do ta keni më të lehtë ta dini se në cilat pika të përqendroheni.
9. Ngrënia e ushqimeve të dëmshme
Gjersa studioni është e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme në mënyrë që trupi të ketë energji dhe të jetë i motivuar për të mësuar. Nëse hani ushqime të rënda do të lodheni më herët dhe do të flini më herët se që e keni planifikuar.
10. Harroni të pushoni
Marrja e pushimeve kohë pas kohe ju ndihmon t’i arrini nivelet më të larta të produktivitetit. E nëse harroni t’i bëni këto pushime, do të lodheni shumë shpejt nga i gjithë ky proces.
11. Heqja e materialit të vjetër
Mos e bëni këtë gabim, ndërlidhja në studime është shumë e rëndësishme. Nëse mendoni që të t’i mësoni vetëm ato materiale që i keni nëpër duar, atëherë kjo i bie që po mësoni vetëm për të memorizuar.
12. Studimi kur jeni të lodhur
Njëra ndër gabimet më të shpeshta është edhe përpjekja për të mësuar kur jeni shumë të lodhur. Gjatë kësaj kohe jo vetëm që nuk do të mësoni asgjë, por do ta shteroni edhe atë pak energji që ju ka mbetur. Pushoni pak, e pas kësaj mësoni. Qoftë edhe pak kohë e ndarë për të studiuar do të jetë më produktive, sesa gjatë kohës sa jeni të lodhur.