“12 qershori 1999 shënoi fundin e luftës për liri”/ Lulzim Basha: Kosova sot faktor sigurie dhe paqeje në rajon!

min lexim

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot 12 qershorin e vitit 1999. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ai e quajti këtë datë si fundin e luftës së Kosovës për liri.

Basha është shprehur se sot Kosova përveçse ka fituar lirinë e saj, është edhe faktor sigurie dhe paqeje në rajon.

Postimi i Lulzim Bashës:

12 qershori 1999 shënoi fundin e një lufte të drejtë dhe sakrificash mbinjerëzore për realizimin e ëndrrës shekullore për një Kosovë të lirë . Në këtë ditë të shënuar, nderimi ynë i thellë shkon për bijat dhe bijtë e Kosovës që dhanë jetën për liri, për qëndresën paqësore të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit të Kosovës, shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA , vendeve mike dhe aleate të Europës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën dhe luftuan për kauzën e drejtë të Kosovës së lirë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë e japin për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës. Sot, 23 vite pas ditës së parë të lirisë, Kosova është kontributore në paqen dhe sigurinë e rajonit, duke ndërtuar bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë një të ardhme euro-atlantike për të giithë qytetarët e saj dhe mbarë rajonin!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kombëtarja U-21 stërvitet në “Elbasan Arena”, gati për sfidën me Kosovën

Story i radhës

Mickoski për Kovaçevskin për ironizimin nga Edi Rama: Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare

Të fundit nga