12 pyetje qe duhet ti beni partnerit tuaj per te permiresuar mirekuptimin seksual 67aa97637afcb

12 pyetje që duhet t’i bëni partnerit tuaj për të përmirësuar mirëkuptimin seksual

February 11, 2025
1 minut lexim

Nëse marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj po bëhen të mërzitshme dhe pak të kënaqshme, mund të jetë një problem komunikimi brenda çiftit. Këtë e beson Dr. Todd Baratz, psikoterapist amerikan shumë i ndjekur në Instagram, autor i manualit të ri “Si të duash dikë pa humbur mendjen tënde”. Në llogarinë e tij sociale @yourdiagnonsense, Baratz ka shprehur mendimin e tij:

“Problemi më i madh seksual? Mungesa e komunikimit. Sigurisht, teknikisht është ankthi, por është pikërisht ai që shpesh hesht çdo dialog, fik kreativitetin dhe e kthen intimitetin në një territor të paeksploruar. Rezultati? Vështirësi për të bërë pyetje domethënëse, argëtuese ose ngacmuese që ndezin bashkëpunimin dhe dëshirën. Por mos u shqetësoni: kam mbledhur për ju një seri pyetjesh perfekte për të thyer akullin dhe për të rifilluar bisedën… në çdo aspekt!”.

Pyetjet për t’i bërë partnerit për të rindezur pasionin dhe harmoninë seksuale:

1.”Cila është gjëja më eksituese që kam bërë për ty?”
2.”A ka një mënyrë me të cilën mund të të bëj të ndihesh më i dëshiruar dhe më seksi?”
3.”Cila është gjëja që mund të të eksitojë menjëherë?”
4.”Nëse do të mund të shkruaje historinë e takimit tonë seksual më të nxehtë, si do të fillonte dhe si do të përfundonte?”
5.”Në ç’mënyrë mund të rrisim dëshirën dhe pritshmërinë jashtë dhomës së gjumit?”
6.”Cili është mënyra jote e preferuar për të arritur orgazmën? Dhe a ka diçka që ende nuk e kemi provuar?”
7.”Sa të eksiton ‘dirty talking’? Dhe si mund ta eksplorojmë më tej?”
8.”Cila është gjëja më erotike për të cilën ke pasur fantazi?”
9.”Kur ka qenë hera që, sipas teje, kemi pasur seksin më të mirë?”
10.”A ke një pikë të preferuar në trupin tënd të cilës nuk i kam kushtuar mjaftueshëm vëmendje?”
11.”A ka tinguj ose fjalë që të eksitojnë?”
12.”A ka lojëra ndijore (p.sh. akull, pupla, lidhje sysh) që të eksitojnë?”

Nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i vini në praktikë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sekretari i mbrojtjes pete hegseth fillon turneun e tij te pare jashte vendit 67aa958600ee9
Story i mëparshëm

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth fillon turneun e tij të parë jashtë vendit

te shtena me arme zjarri ne cair jozyrtarisht ka te plagosur 67aaad6c4b774
Story i radhës

Të shtëna me armë zjarri në Çair, jozyrtarisht ka të plagosur!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë