12 police te korruptuar gjate ketij viti tjeter rast i ryshfetit ndaj efektiveve ne tirane 64255153d09be

12 policë të korruptuar gjatë këtij viti, tjetër rast i ryshfetit ndaj efektivëve në Tiranë

March 30, 2023
1 minut lexim

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 12 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gjini e nderon me titullin nderi i gjakoves boksierin bernardin nikaj 642550dc7cbc6
Story i mëparshëm

​Gjini e nderon me titullin “Nderi i Gjakovës”, boksierin Bernardin Nikaj

ndertimet e rrugeve prishtine peje dhe prishtine gjilan deklarohet ministri aliu 642552f751035
Story i radhës

Ndërtimet e rrugëve Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Gjilan, deklarohet ministri Aliu

Të fundit nga

Këngëtari ikonik Bob Dylan mbush 84 vjeç

Bob Dylan mbush 84 vjeç. I lindur në Duluth të Minesotës, ai konsiderohet si një nga figurat më autoritare dhe me ndikim në muzikën e shekullit të njëzetë. Autor i këngëve ikonike
ShkoLartë