12 avione sportive ne gjirokaster turiste nga disa shtete te rajonit vizituan qytetin e gurte 6ac259d1247b3

12 avionë sportivë në Gjirokastër/ Turistë nga disa shtete të rajonit vizituan qytetin e gurtë

October 4, 2026
1 minut lexim

Aerodromi turistiko-sportiv i qytetit të gurtë në Gjirokastër  këtë fundjavë u kthye në një pikë takimi për pilotë dhe turistë nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

12 avionë sportivë u ulën në Gjirokastër, duke sjellë rreth 30 vizitorë që zgjodhën të mbërrinin në jug të Shqipërisë jo me rrugë, por nga ajri.

Ky aktivitet përtej spektaklit në pistë, po i jep një tjetër dimension turizmit në jug dhe po dëshmon se Gjirokastra mund të jetë destinacion edhe përmes qiellit. Turizmi ajror u vlerësua si një mundësi e mirë për zhvillimin turistik të Gjirokastrës dhe jugut të vendit,  edhe nga pilotët pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Tashmë aerodromi turistiko- sportiv i Gjirokastrës është kthyer në një qendër të veçantë në zhvillimin e aktiviteteve për sportet e ajrit dhe nxitjen e turizmit në jug të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vv rritet fort rron gjinovci reagon per ligjin e speciales ja si e sheh strategjine e pdk se 6ac25953dff3b
Lajmi i mëparshëm

“VV rritet fort”, Rron Gjinovci reagon për Ligjin e Speciales: Ja si e sheh strategjinë e PDK-së

permbytje ne katalonje dy viktima dhe nje person i zhdukur 6ac25a33a0841
Lajmi i radhës

Përmbytje në Katalonjë, dy viktima dhe një person i zhdukur

Të fundit nga

Sofja i përgjigjet Shkupit: Të mos ketë ultimatume

Bullgaria është e gatshme për bisedime me Maqedoninë e Veriut por pa ultimatume. Kështu presidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë për Punë të Jashtme për takim bilateral
ShkoLartë