vv rritet fort rron gjinovci reagon per ligjin e speciales ja si e sheh strategjine e pdk se 6ac25953dff3b

“VV rritet fort”, Rron Gjinovci reagon për Ligjin e Speciales: Ja si e sheh strategjinë e PDK-së

October 4, 2026
1 minut lexim

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj PDK-së lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjinovci e akuzon PDK-në se po tenton ta vendosë Kurtin në pozitë të vështirë përmes kësaj çështjeje, duke pretenduar se partia synon më pas zgjedhjet e reja.

Ai argumenton gjithashtu se ndryshimi i ligjit nuk mund të ndryshojë statusin kushtetues të Dhomave të Specializuara. Sipas Gjinovcit, në rast të zgjedhjeve të reja, kjo strategji mund të ketë efekt të kundërt dhe të forcojë Vetëvendosjen.

“Niveli i intrigave të PDK-së është nivel i intrigave të shkollave të mesme”, ka shkruar ndër të tjera Gjinovci.

Postimi i plotë:

PDK-ja osht parti papakicë. Menon qe krejt jon papaka si ata vet. Kanë menu që e kanë zbulu qysh me qitë Kurtin keq përmes ligjit për specialen e mandej me shku në zgjedhje. Kanë menu që Kurti s’guxon me i miratu ato propozime se “prishet” me ndërkombëtarët. Po Kurti s’osht si ata, pesë pare s’ti jep për ndërkombëtarë. Por problemi është edhe ma lehtë i zgjidhshëm. Juristat gjenialë të PDK-së po menojnë që me ligj mujnë me ndryshu natyrën e institucioneve që përcaktohen me Kushtetutë. Pra edhe mu miratu ligji ai s’ka vlerë sepse gjykata speciale osht kategori kushtetuse dhe për ma tepër derivat i marrëveshjes ndërkombëtare ku BE-ja është pala tjetër. Nejse… Duhësh me kanë papak i thjeshtë me menu që qajo dhezë. Ose ose, e dijnë, po kanë thanë hajde bllofiratëm, e Kurti osht budallë s’i voton e na thojna masanej “qe a e patë, ky osht pro gjykatës speciale” 🤦‍♂️. Mjerim do me thonë. Niveli i intrigave të PDK-së është nivel i intrigave të shkollave të mesme. Tash papakat shkojnë në zgjedhje dhe Kurtin e forcojnë edhe niher duke qenë se LDK i hup nja 4-5 përqind, AAK e rrezikon pragun sepse votat e luftës shkojnë te fmitë e atyne në Hagë që me gjasë hyjnë kandidatë për PDK-në. Në këtë situatë PDK mbetet ku osht ose rritet pak, por VV rritet fort. Dhe kështu papakizmi shkon drejt fundit në jetën publike të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm mickoski premtoi kushte me te mira me be ne por deri tani nuk siguroi ndryshim te kushteve 6ac242d081049
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Mickoski premtoi kushte më të mira me BE-në, por deri tani nuk siguroi ndryshim të kushteve

12 avione sportive ne gjirokaster turiste nga disa shtete te rajonit vizituan qytetin e gurte 6ac259d1247b3
Lajmi i radhës

12 avionë sportivë në Gjirokastër/ Turistë nga disa shtete të rajonit vizituan qytetin e gurtë

Të fundit nga

Shteti shqiptar për Çamërinë 1925–1928

Traktati për minoritete, i nënshkruar pas Luftës së Parë Botërore pothuajse nga të gjitha shtetet e Evropës, ua njihte minoriteteve të gjitha të drejtat. Edhe Shqipëria, duke qenë ndër ato shtete që e nënshkruan këtë traktat, ia njohu minoritetit grek në Shqipëri të

Sofja i përgjigjet Shkupit: Të mos ketë ultimatume

Bullgaria është e gatshme për bisedime me Maqedoninë e Veriut por pa ultimatume. Kështu presidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë për Punë të Jashtme për takim bilateral
ShkoLartë