116 vjet nga kongresi i Manastirit/ ITSHKSH këtë ditë e quan testament për trashigiminë Kulturore

November 22, 2024
1 minut lexim

 

Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve shënoi edhe këtë vit Ditën e Alfabetit, duke festuar po ashtu 116-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 17 vjetorin e themelimit të institucionit. Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, theksoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, ku, përveç standardizimit të alfabetit shqip, u arrit edhe një kompromis ndërmjet shtresave të ndryshme të elitës intelektuale shqiptare të kohës.

“Në kongresin e Manastirit, para 116 viteve nuk u bë vetëm standardizimi I alfabetit të gjuhës shqipe por u arit edhe një kompromis I në mes të shtresave të ndryshme të elitës intelektuale shqiptare të asaj kohe” – tha Skender Asani.

Po ashtu, Ambasadori i Shqipërisë në RMV vuri në dukje se vendimi për të krijuar një alfabet të përbashkët për shqiptarët, i marrë në një periudhë sfidash, ka hapur rrugën për forcimin e identitetit dhe unitetit kombëtar.

“Kur shqiptarët vendosën të unifikoheshin përmes një alfabeti të përbashkët, ky vendim I marë në një kohë sfidash të mëdha, hapi një rrugë të re zhvillimi, duke forcuar identitetin tonë dhe duke na bashkuar për të përballuar sfidat e së ardhmës” – tha ambasadori i Shqipërisë në RMV.

Kryetarja e Komisionit për Arsimin dhe Shkencën, Ivanka Vasilevska, theksoi se veprimtaritë shkencore dhe manifestimet që shënohen gjatë vitit, dëshmojnë se shqiptarët janë në rrugën e duhur për të integruar vlerat evropiane.

“Ajo që del prej këtu, puna shkencore, veprimtaritë dhe të gjitha ato manifestime madhështore që shënojmë gjatë vitit, thonë se jemi në rrugën e duhur me ato vlera evropiane dhe me ato parime liberale mbi bazën e të cilave ndërtohet shekulli I 21” – tha Ivanka Vasilevska.

Për këtë institucioni  ky përvjetor është një testament i rëndësishëm për identitetin dhe unitetin kombëtar, duke pasqyruar angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe linguistikën e shqiptarëve. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sindikata e pavarur e shëndetësisë kërkon shkarkimin e kryetarit jolegjitim Bobi Bojçevski

Story i radhës

Pas reagimit të qytetarëve, flamuri shqiptar u rikthye në Muzeun e Alfabetit në Manastir! Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar

Të fundit nga

ShkoLartë