110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë nesër në parlamentin shqiptar

November 26, 2022
1 minut lexim

E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Kuvendi i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, njofton se nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritarë nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lira Gjika: Vjehrra e vërtetë nuk ia thotë kurrë nuses së saj këto fjalë

Story i radhës

Gjukanoviq: Ballkani Perëndimor është ende një nga zonat e interesit të Rusisë

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë