11 vjet burg për dy persona që vodhën cigare në Viti

1 minut lexim

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues me nga pesë vjet e gjysmë burg dhe gjobë një mijë euro ndaj të akuzuarve me inicialet Rr. A. dhe A. Sh., për shkak se kanë kryer veprën penale vjedhje grabitqare.

Të akuzuarit më 30.05.2020, në ora 02:30, në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në bashkëveprim kanë vjedhur një sasi të cigareve nga një kioskë dhe gjatë largimit me veturë kishin kanosur patrullën e policisë duke shtënë me revole.

Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarve deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Enis Bytyqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

Story i radhës

Rreth gjysmë milionë euro pensione për persona që nuk jetojnë në Kosovë

Të fundit nga