11 të vdekur nga aksidenti i një autobusi me targa polake në Kroaci

August 6, 2022
1 minut lexim

Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A4 Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 11 persona vdiqën në vend dhe 34 persona u plagosën, kryesisht lehtë, por këto shifra jozyrtare mund të mos jenë përfundimtare, raporton “Jutarnji”.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur, por jozyrtarisht raportohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.

Policia, së bashku me ekipet e tjera të ndihmës së parë, si emergjenca dhe zjarrfikësit, janë në vendngjarje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Këto janë ndeshjet më interesante të ditës së sotme

Story i radhës

Borell do të merret personalisht me Kurtin e Vuçiçin më 18 gusht, konfirmon ftesat

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë