11 maji shehi do te rrezojme kete qeveri dhe do te kushtezojme edhe krahun tjeter 6802bd1724288

11 maji/ Shehi: Do të rrëzojmë këtë qeveri dhe do të kushtëzojmë edhe krahun tjetër

April 18, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka folur për zgjedhjet e 11 majit.

Shehi ka deklaruar se do të rrëzojnë qeverinë e Ramës dhe do të vendosin kushte për partitë e tjera opozitare sa u përket personave dhe programit.

“Kjo fushatë është më e qetë, ndoshta edhe prej rrjeteve sociale që ka marrë nota humori, por po mbizotëron komunikimi, jo substanca. Tani, thua dy fjalë si për të qeshur dhe shkon 100 mijë klikime, ndërsa gjërat më serioze anashkalohen… Unë mendoj se minimalisht, partitë e reja do të kalojnë 20%. Kjo është shpresë e madhe për demokracinë sepse krijohet dialektikë e re politike dhe është shpresë për opozitën shqiptare.

Ne do të rrëzojmë këtë qeveri dhe do të kushtëzojmë edhe krahun tjetër, të mos bëjnë më si kanë qejf. Ne do vejmë kushtet tona edhe për personat edhe për programin. Kur të jemi ne në Parlament, nuk do të tallet më njeri me pronat e shqiptarëve. Prona është çështje e shtetit të së drejtës, morale dhe ekonomike”, tha Shehi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi takon kryesine e deges se aaa se ne tetove 6802b7bb445ff
Story i mëparshëm

Ibrahimi takon kryesinë e degës së AAA-së në Tetovë

shpresoj qe te marre fund kjo marrezi bytyci flet per konstituimin e kuvendit ka nje mesazh te forte per opoziten 6802c6ada186a
Story i radhës

“Shpresoj që të marrë fund kjo marrëzi”, Bytyçi flet për konstituimin e Kuvendit – ka një mesazh të fortë për opozitën

Të fundit nga

Duolingo zëvendëson punonjësit me AI

Duolingo ka njoftuar se tani do të jetë një kompani “AI-first” — pra, do të zëvendësojë punonjësit me inteligjencën artificiale. Në një email publik, CEO Luis von Ahn shpjegoi se Duolingo do
ShkoLartë