Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 786 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 104 qytetarë, në këto bashki:
39 në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Sarandë, 6 në Maliq, 5 në Lushnjë, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Lezhë, Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Mat, Mallakastër, Himarë, Përmet, Devoll, Elbasan, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kamëz, Vorë, Bulqizë, Roskovec, Patos, Divjakë, Vlorë, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë, Gramsh.
Janë 1,170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,393 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 104
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 786
Testime totale 1,972,288
Raste pozitive 330,149
Raste të shëruara 325,393
Raste Aktive 1,170
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 518
Shkodër 120
Durrës 118
Elbasan 100
Fier 78
Vlorë 60
Korçë 47
Gjirokastër 40
Berat 40
Dibër 24
Lezhë 18
Kukës 7