Ministria e Punëve të Brendshme Informoi dje se në territorin e SPB Manastir, gjatë dy ditëve janë evidentuar 104 kundërvajtje trafiku nga drejtuesit e motoçikletave, prej të cilave 47 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.
“Më 15.05. dhe 17.05.2026, në territorin e SPB Manastir u realizua aksion kontrolli për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast u konstatuan 104 kundërvajtje në komunikacion nga motoçiklistët. Në territorin e Manastirit u sanksionuan 53 drejtues, në territorin e Prilepit 47 motoçiklistë, ndërsa katër në territorin e Makedonski Brodit”.
Prej tyre, gjithsej 47 kundërvajtje u konstatuan për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 28 sanksione për drejtim pa patentë shoferi si dhe nëntë kundërvajtje për motoçikleta dhe mopedë të paregjistruar. Gjithashtu, u konstatuan katër kundërvajtje për skadim të vlefshmërisë së policës së sigurimit, u shqiptuan dy masa për drejtim nën ndikimin e alkoolit, si dhe 12 kundërvajtje të tjera.
Burimi: lajmpress.org


