Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 103 raste, që nga shfaqja e pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 228,348.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 225,106 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 3,139 viktima.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.