Rreth 1,000 njerëz raportohet se fshihen në strehimore nëntokësore nën fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të rrethuar juglindor të Mariupolit, sipas këshillit të qytetit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Ai tha në Telegram se shumica e civilëve janë “gratë me fëmijë dhe pleq”, por shtoi se Rusia po hedh bomba të rënda mbi fabrikën e mbajtur nga Ukraina.
Betejat në rrugë janë zhvilluar në Mariupol gjatë javës së kaluar ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të qytetit.
Për momentin fabrika është shndërruar në njërin prej vendeve më të sigurta nga sulmet ruse.