100 vjet nga themelimi i Bashkimit Sovjetik, muzeu gjeorgjian rikujton tmerret

December 31, 2022
1 minut lexim

“Muzeu i Pushtimit Sovjetik” në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi synon të tregojë historinë që ky vend ka përjetuar gjatë viteve që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Muzeu i tregon publikut se terrori ishte i përhershëm dhe preku të gjitha shtresat e shoqërisë.

30 dhjetori i vitit 2022 shënon 100-vjetorin e krjimit të Bashkimit Sovjetik. Një nga ish-republikat sovjetike, Gjeorgjia synon t’u tregojë brezave të rinj atë që vendi ka kaluar gjatë periudhës sovjetike.

“Ne donim t’i tregonim publikut se terrori ishte i përhershëm dhe ai preku të gjitha shtresat e shoqërisë”, thotë David Lordkipanidze drejtori i Muzeut Kombëtar të Gjeorgjisë.

Për 20 vitet e para të Bashkimit Sovjetik, nga 1921 deri më 1941, 72 mijë gjeorgjianë u ekzekutuan ndërsa 200 mijë të tjerë u dëbuan nga vendi.

“Ekizsonte ideja se për shkak të origjinës së Stalinit, Gjeorgjia ishte më pak e prekur. Kjo nuk eshte e vërtetë. Gjeorgjia u prek edhe më shumë, një e pesta e popullsisë është shkatërruar plotësisht. Ne përpiqemi t’u tregojmë historinë brezave të ardhshëm. Ne gjithashtu duam të tregojmë se edhe në këtë periudhë ka pasur krijimtari dhe ka pasur protesta. Ne kishim njerëz që ishin gjithmonë kundër terrorit dhe gjithë kësaj dhune që ishte në kohën sovjetike”, tha zoti Lordkipanidze.

Irakli Khvadagiani, themeluesi i Laboratorit të Kërkimit të së kaluarës Sovjetike (Sovlab) në Tbilisi, thotë se trashëgimia sovjetike nuk është analizuar në mënyrë të përshtatshme në botë.

“Kishte një lloj tabuje edhe në fushën akademike duke krahasuar krimet naziste dhe krimet e sistemit totalitar sovjetik. Ka një konsensus global që nazizmi është i keq, por sundimi totalitar sovjetik ishte diçka ndryshe, më pak tragjik. Në realitet, po ta krahasojmë, ishte shumë më brutal dhe zgjati gjashtë, shtatë herë më shumë dhe shkatërroi miliona, brenda dhe jashtë Bashkimit Sovjetik. Pra, kjo ide naive thjesht kontribuon që pasardhësi i Bashkimit Sovjetik, Rusia, ta shfrytëzojë këtë hendek dhe të mobilizohet dhe tani po përpiqet të ndryshojë logjikën e historisë”, thotë themeluesi i Laboratorit të Kërkimit të së Kaluarës Sovjetike, Irakli Khadagiani.

Gjeorgjia u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik së bashku me Armeninë dhe Azerbajxhanin në vitin 1922./VOA

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A i keni bërë gati? Këto janë ushqimet që duhet të keni në tavolinë, sjellin fat

Story i radhës

Aksident mes dy veturave në Shkup

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë