100 eurot për fëmijët e pensionistët në prag të zgjedhjeve “logjikë mashtruese”, thotë Arifi

December 22, 2024
1 minut lexim

“Logjikë mashtruese”, e quajti ish-diplomati Avni Arifi, shpërndarjet nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët mu në prag zgjedhjesh nga Qeveria e Kosovës.

Arifi, i cili me të parë njoftimin se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur konferencë për media me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, tha se e dinte që do të shpërndaheshin nga 100 euro.

“Më besoni, kur bëra postimin se sot Kurti mund të japë nga 100 €, nuk e bëra sepse kisha ndonjë informatë. Postimin e bëra duke njohur logjikën mashtruese të Kurtit.

Është për të ardhur keq që po merr kaq shumë kohë që populli i Kosovës ta njohë këtë logjikë mashtruese”, shkroi Arifi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama në Himarë: Shpërndajmë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat me probleme

Të fundit nga

ShkoLartë