Ndarja e Maqedonsië së Veriut nga pakoja me Shqipërinë në rrugën drejt intergrimit në Bashkimin Europian është lajmi që rrumbullkson 3 mujorshin e parë të qeverisë VMRO DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
Para zgejdhjeve, ndryshimet kushtetuese ishin kusht për hyrje në Qeveri për partitë shqiptare, por VLEN hyri në Qeveri duke dhënë një hapësirë 6 mujore për arrtijen e kësaj nevoje.
Sinjale se ato mund të bëhen nuk ka. BE ka vendosur për hapjen e klasterëve negociuese vetëm me Shqipërinë, ndërsa për kushtet që u janë dhënë Maqedonsië së Veriut, Mickoski tha JO faleminderit, duke vazhduar të mos e pranojë marrëveshjen e me Bullgarinë, gjersa kanë dalë edhe me idenë për “planin francez plus”. Nga ana tjetër, mpsrespektimi i emrit kushtetues Maqedonia e Veiut, jo pak herë acaroi fqinin jugor Greqinë.
Që kur u formua kjo Qeveri, Fronti Europian kontestoi legjitimitetin e VLEN-it, për shkak se u futën në Qeveri edhe pse kishin deputetë më pak se ata. Por alibi i VLEN për këtë çështje ishte se ata ishin opsioni i vetëm shqiptar.
Që në fillim kryeministri Mickoski, paralajmëroi luftë kundër korrupsionit, por edhe përpjekje të BDI-së për të destabilizuar shtetin, me qëllim që, sic thoshte, ta mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë kriminale.
Deri tani nuk pati destabilizim, me çka as presidentja Dafkova nuk pati nevojë të thirr këshillin e sigurisë. Megjithatë u hapën shumë çështje të cilat për opozitën ishin skandale, ndërsa pushteti jepte sqarime.
Pikërisht brenda 100 ditëshit të parë të kësaj Qeveria, gjykata kushtetuese nisi të shqyrtojë lëndë që kanë të bëjnë me Gjuhën Shqipe dhe Balancuesin.
Për gjuhen shqipe pritet që se shpejti të merret vendimi, derisa jozyrtarisht thuhet se tashmë është vendosur të abrogohen 3 nene, ku shqipja hiqet nga monedhat, uniformat e policisë dhe ushtrisë, dhe në gjykatë për përdorim të gjerë.
Balncuesi është pezulluar dhe nuk mund të përdoret gjatë punësimeve derisa kushtetuesja të marrë një vendim përfundimtar.
Fronti Europian akuzoi VLEN-nin se kështu po cenohet marrëveshja e Ohrit ndërsa, nga VLEN u përgjigjen se gjykatësit në kushtetuese janë votuar pikërisht nga BDI.
Propozim-Ligji i paraqitur nga LSDM për rritjen e kompensimeve për “branitellat” shkaktoi kundërshtime të ashpra nga partitë shqiptare në kuvend, të cilat e cilësuan si provokim dhe destabilizues për marrëdhëniet etnike.
Nga VLEN kanë deklaruar se ky ligj nuk kalon, derisa deputetja e FE Ilire Dauti e ka bllokuar procesin në komision.
Paraprakisht ndodhën edhe disa incidente të cilat prekën marrëdhëniet ndëretnike.
Ishte incidenti me presidenten e Kosovës ne Aeroportin e Shkupit. Ky rast u përdor nga partitë politike për akuza të ndërsjella mes vete. BDI dhe ASH e kanë quajtur skandal diplomatik dhe provokim ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa nga VLEN u kundërpërgjigjën duke thënë se duhet të ndiqen faktet e ngjarjes dhe jo propaganda e BDI-së.
Rasti tjetër ishte kur kryetari i kuvendit Afrim Gashi shkoi në dasmë në Kosovë me makinat zyrtare dhe përcjellje sipas protokollove të parapara të sigurisë, por kjo e shkuar në aheng i solli plot reagime. Kjo për shkak se makinat zyrtare u panë bashkë me makina të tjera të krushqve duke kaluar kufirin e Bllacës.
Përmes kufirit në Bllacë u arratis edhe ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani, i cili u arrestua më datën 17 korrik në vendkalimin kufitar në Jazhincë, pas nje fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ramadanit i ishte caktuar paraburgim 30-ditor, por pasi u lëshua në arrest shtëpiak në një banesë në Çair, ai u arratis drejt vendlindjes.
Për të gjitha këto skandale, LSDM kërkoi përgjegjësi dhe shkarkimin e ministrit të brendshëm Pançe Toshkovski, por pësuan disa kufitar të cilët u pezulluan, ndërsa Naim Ramuka u shkarkua nga puna.
Një nga premtimet parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së ishte shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, por kjo hasi në kritika nga faktori ndërkombëtar.
Euroambasadori Dejvid Gir tha se pushteti i ri patjetër të jetë i kujdesshëm, ndërsa hapat drastik, jo çdoherë japin rezultate. Euroambasadori e përshëndeti ambicien e pushtetit për luftën kundër korrupsionit, por shtoi se avancimi në këtë sferë do të vlerësohet në bazë të asaj që është bërë në praktikë. Edhe ambasadorja e SHBA-ve, Anxhela Ageller, porositi që të respektohet raporti i ekspertëve europianë. Me të, siç tha, do të ketë Këshill gjyqësor që do t’i mbrojë të pafajshmit, ndërsa do t’i sanksionojë ata që mendojnë se janë mbi ligjin.
Në Arsim mbetet sërish problemi i njëjtë, mungesa e librave, kryesisht librat për gjuhë të huaja. Nuk munguan edhe gafet. Ministrja Janevska në një deklaratë për media tha se nxënësit gjuhët mund t’i mësojnë nga serialet televizive, pas çka një ditë më vonë për këtë deklaratë kërkoi falje.
Me rebalancin e buxhetit fituan më së shumti pensionistët, të cilit, prej shtatorit, do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë, ndërkaq po aq rritje do të kenë edhe në mars.
Për komunat do të ndahen 100 milionë euro në fazën e parë, prej kredisë të marrë prej 500 milion euro nga Hungaria. Për këtë borxh kishte akuza se Hungaria i ka marrë prej Kine, por Orban i cili ditë më parë qëndroi në Ohër mohoi një gjë të tillë.
Burimi: tv21