“100 ditë dështime, skandale e nënçmime”, FE fillon fushatën opozitare, bëhet thirrje për bashkim

October 2, 2024
min lexim

Për Frontin Europian, 100 ditët e para të Qeverisë janë me dështime, skandale e nënçmime. Ky ishte dhe sllogani i konferencës së sotme, ku liderët e partive përmendën disa nga ndodhitë e fundit që siç thanë, për shqiptarët ishin nënçmuese. Përmendën balancuesin, ligjin për gjuhët, largimin e shqiptarëve nga vendet e punës, ligjin për branitellat e të tjera. Paralajmëruan se nuk do të lejojnë sjelljen e këtillë.

Ziadin Sela pyet VLEN-in se edhe sa e kanë ndërmend të pranojnë shtypjen e shqiptarëve. Paralajmëron rezistencë me protesta, për të cilat thotë se nuk janë destabilizim, por demokratizim i një shoqërie.

“Ua kemi thënë në disa paraqitje, ne s’jemi histerik për pushtet. Ajo që ne u themi ju a e dini çka është? S’vijmë ne te pushteti. Ajdeni ju te ne! Ta bëjmë frontin tamam kuptim plotë e t’ia tregojmë vendin Hristijan Mickoskit duke ia treguar linjat e kuqe se si dhe deri ku ka të drejtë që të merret dhe të sillet me këtë popull”, u shpreh Ziadin Sela – kryetar i ASH-së, pjesë e Frontit Europian.

Fronti Europian nuk është i interesuar për pushtet tha Skender Rexhepi. Kërkon që të ulen gjithë së bashku, dhe të zgjidhin çështjet më jetike të vendit dhe në fund, të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij pushteti por do të ulemi të gjithë së bashku që t’i zgjidhim këto çështje dhe pasi të zgjidhen njëherë e përfundimisht me ndryshime kushtetuese, me ndryshime ligjore ku gjuha shqipe do të avansohet edhe më tutje, ku rrugëtimi drejt Bashkimit Europian do e ketë rrugën e vet, pastaj mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Fituesi ashtu siç i ka hije legjitimitetit, le të vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë”, potencoi Skender Rexhepi – kryetar i Lëvizjes Populli, pjesë e Frontit Europian.

Thirrjes së Selës për bashkim të gjithë shqiptarëve për të vendosur vijat e kueq, iu bashkangjit edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Kërkon nga të gjitha partitë politike, që të nisë procesi i vetingut për të gjithë funksionarët dhe politikanët, kërkesë kjo që e pati bërë BDI-ja para katër viteve.

“Këta djem tanë kanë gabuar shumë që kanë hyrë në këtë partneritet. Gabim fatal nuk e di çka i gjeti. I bashkohem asaj që tha Sela. Ajdeni këtu, e shohim vendin si do ta çojmë përpara në Europë, marrëveshjen e Ohrit, marrëveshjen për fqinjësi të mirë, marrëveshjen e Prespës. E jo veshët ustai që ua….. A e keni parë? A doli Snopçja? Doli…thash hej i lumtë këtij burri. Të nesërmen, jo jo politikë ishte ajo. Doli Arbeni nga Amerika, tha heshtni heshtni se unë jam në Amerikë, kur të vij do ta rregulloj andej..”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti bëri thirrje që të mos luhet në karta nacionaliste sepse siç theksoi, gjithandej në Europë dhe Lindjen e mesme kanë shpërthyer luftëra, e kërkesa e tij është që të mos kthehemi pas. Kutia e pandorës nuk guxon të hapet sepse mund të shpërthejnë gjëra të papritura e për të cilat ndoshta nuk mund të gjendet zgjidhje tha Ahmeti nga konferenca e Frontit Europian.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Hakmarrja” e Gazit çon denoncim në SPAK për 73 deputetët e shumicës

Story i radhës

Operacioni policor në Prizren, arrestohen tre persona për fajde dhe detyrim

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë