10 shofere te arrestuar per drejtim te pakujdesshem te automjeteve 6a23f1766a8a7

10 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

June 6, 2026
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Tetë prej tyre kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi, ndërsa dy kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Dy persona në Prilep janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë, ndërsa nga një person në Krivogashtan, Shkup (i mitur), Tetovë, Gjevgjeli, Dibër dhe Resnjë (i mitur) janë konstatuar duke vozitur pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një person në Shkup dhe një tjetër në Demir Hisar kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale.

Autoritetet apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi, nëse kanë masë ndalimi për drejtim automjeti ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të kontribuohet së bashku për një komunikacion më të sigurt.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

halle berry perballet me ish partnerin ne ceremonine e diplomimit te vajzes pas viteve konflikt per kujdestarine 6a23eebfdf89b
Lajmi i mëparshëm

Halle Berry përballet me ish-partnerin në ceremoninë e diplomimit të vajzës, pas viteve konflikt për kujdestarinë

mos e prek gjakun e lirise pankarta te shtabi i vv se ne shkup 6a23f2b235f93
Lajmi i radhës

“Mos e prek gjakun e lirisë: Pankarta te shtabi i VV-së në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë