qytetaret serish ne shesh sot proteste kombetare kunder rames 6afd5d7c15deb

Qytetarët sërish në shesh! Sot protestë kombëtare kundër Ramës

November 18, 2026
1 minut lexim

Një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet sot, në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet të mblidhen në Tiranë në vijim të aksionit kundër qeverisë. Protestat kombëtare do të vijojnë me një kalendar të përcaktuar, duke u zhvilluar çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Tubimi i sotëm vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku pati përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Gjatë tubimit të së martës, protestuesit u përpoqën të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por Policia ndërhyri për t’i zhvendosur në trotuar, me argumentin se duhej të lirohej qarkullimi i automjeteve, në zbatim të aktit normativ të qeverisë.

Refuzimi i një pjese të protestuesve për t’u larguar nga bulevardi shkaktoi përplasje fizike me efektivët, ndërsa situata u tensionua më tej gjatë ndërhyrjeve të policisë për shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve. Mes personave të shoqëruar në komisariat kishte edhe gra, vajza dhe të moshuar. Në pamjet e publikuara nga protesta u panë momente përplasjesh, ku protestues të tjerë tentuan të pengonin automjetet e policisë që po largonin personat e shoqëruar.

Gjatë një prej episodeve, një protestues me flamur u përplas me efektivët, ndërsa në bulevard u dëgjuan thirrje dhe akuza ndaj Policisë. Raportimet nga terreni evidentuan gjithashtu pretendime për përdorim force gjatë shoqërimeve.

Protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit dhe se e drejta për protestë garantohet nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, Policia argumentoi se ndërhyrja kishte për qëllim lirimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit. Pas tensioneve, protesta u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe u larguan me thirrjen “Nesër më shumë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

smerrna me ty hic rast i rande je ti rrahmani dhe baloku perplasen ne komisionin hetimor per rastin e arlindes 6afd5d230cddf
Lajmi i mëparshëm

“S’merrna me ty hiç”, “Rast i randë je ti”/ Rrahmani dhe Baloku përplasen në komisionin hetimor për rastin e Arlindës

rrjedhja e te dhenave ve ne pozite te veshtire deutsche bank 6afd5db9d5b00
Lajmi i radhës

Rrjedhja e të dhënave vë në pozitë të vështirë Deutsche Bank

Të fundit nga

ShkoLartë