Halle Berry është përballur me një takim të sikletshëm me ish-partnerin e saj, modelin kanadez Gabriel Aubry, gjatë diplomimit të vajzës së tyre, Nahla.
Dyshja u ndanë në prill të vitit 2010, kur vajza e tyre ishte vetëm dy vjeçe, dhe që prej asaj kohe kanë qenë të përfshirë në një betejë të gjatë ligjore për kujdestarinë dhe mbështetjen financiare.
Në vitin 2014, Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit e urdhëroi Berry-n të paguante 16 mijë dollarë në muaj (rreth 14.7 mijë euro) për mbështetje fëmije, plus një shumë të njëhershme prej 115 mijë dollarësh (rreth 105 mijë euro), shkruan DailyMail.

Më vonë, në vitin 2021, shuma mujore u ul në 8 mijë dollarë (rreth 7.3 mijë euro), por u shtua edhe një detyrim prej 4.3% mbi të ardhurat e saj vjetore që kalojnë 1.95 milionë dollarë (rreth 1.79 milionë euro).
Sipas dokumenteve të publikuara në vitin 2023, pagesat janë kufizuar deri në 4.5 milionë dollarë (rreth 4.1 milionë euro) në total.

Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm edhe i fejuari i saj aktual, muzikanti Van Hunt.
Berry u shfaq e veshur thjeshtë me bluzë të zezë, xhinse të gjera dhe taka, ndërsa Aubry kishte zgjedhur një kostum gri prej liri me këmishë të bardhë dhe atlete.Halle Berry ka edhe një djalë, Maceo, 12 vjeç, nga martesa e mëparshme me Olivier Martinez.
Burimi: botasot.info


