Dhjetë emigrantë kubanë zbarkuan në një lagje buzë kanalit në Florida, sipas patrullës kufitare të SHBA-së.
Sipas një fotoje të publikuar nga patrulla e kufirit, grupi, të gjithë burra, mbërriti me një varkë të improvizuar që i ngjante një shtrati lundrues.
Adam Hoffner, shefi i divizionit të sektorit të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së në Miami, tha se një nga burrat u dërgua në një spital për trajtim, por më pas u lirua.
Burrat u thanë agjentëve se u nisën nga Matanzas, Kubë, por Hoffner tha se nuk e dinte saktë se sa kohë kishte që ishin në det.
“Ne jemi ende duke e hetuar atë informacion”, tha Hoffner.
Ky lajm vjen një javë pas atij që u tha se rojat bregdetare të SHBA-së raportuan se kanë shpëtuar 10 migrantë nga Kuba, të cilët ishin në një varkë që po fundosej. Por, gjashtë prej tyre u kthyen sërish në vendlindje.