1 mijë e 476 serbë i konvertuan targat nga ato ilegale në RKS

Numri i serbëve të Kosovës që i kanë ndërruar targat nga ato ilegale në RKS ka shkuar në 1 mijë e 467.

Lajmin për median e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kjo shifër ka qenë deri dje.

Ditëve të fundit është vërejtur interesim i madh i qytetarëve të komunitetit serb për t’i ndërruar targat e veturave nga ato ilegale në ato legale, RKS.

Kujtojmë se më 30 tetor, qeveria ka vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e veturave, ku kësaj shtyrje i ka paraprirë kërkesa e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar MPB-së.

Sipas vendimit të qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe si “KM”, “PR”, “PZ” e të tjera do të jetë deri më 1 dhjetor.

Story i mëparshëm

Kundër Rrudhave në Qafë – Metodat Natyrale që Funksionojnë Vërtetë

Story i radhës

“Nuk futem në Big Brother se e di që e fitoj, s’bëhet fjalë fare”- Kush është artisti shqiptar, bashkëpunëtor i Luiz Ejllit që shfaqet kaq i bindur!?

Të fundit nga