1 i vdekur nga bombardimet në Mykolaiv, sipas administratës rajonale të Ukrainës

min lexim

Të paktën një person ka humbur jetën pas bombardimeve në qytetin portual të Mykolaiv në juglindje të Ukrainës, tha të shtunën administrata shtetërore rajonale.

Mykolaiv është nën kontrollin e qeverisë ukrainase, por jo shumë larg vijës së parë të luftimeve midis forcave ukrainase dhe ruse. Është rreth 60 kilometra (37 milje) larg nga Kherson, i cili ka qenë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Të shtunën në mëngjes, më 28 maj, trupat pushtuese të Rusisë qëlluan edhe një herë në qytetin e Mykolaiv”, thuhet në një deklaratë. “Dhe përsëri goditja ra në zonat e banuara. Një person vdiq në vend. Mësohet se janë plagosur të paktën 6 civilë”.

Deklarata tha se të paktën dy raunde ranë në oborret e ndërtesave të larta të banimit, duke dëmtuar disa ndërtesa.

“Qyteti Mykolayiv u bombardua përsëri këtë mëngjes“, sipas një deklarate të mëparshme. Rusët goditën oborrin e një zone banimi, 20 metra larg një kopshti. Ka të lënduar nga granatimet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jeta mes drogës, armëve dhe seksit e vëllezërve problematikë

Story i radhës

“Kam parë shumë talente…”/ Këshilla që ka Soni Malaj ka për të rinjtë, në “A live night”

Të fundit nga