1
Shkup, 27 mars – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2024 titullin Magjistër të shkencave dhe specialistë e kanë fituar gjithsej 1 846 persona, prej të cilëve 1 550 ose 84% janë magjistra dhe 296 ose 16% specialistë. Numri i magjistrave dhe specialistëve, krahasuar me vitin 2023, është rritur për 0,9%.
Pjesëmarrja e femrave magjistre në numrin e përgjithshëm të personave që kanë marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave në vitin 2024 është 61.6%.
Në vitin 2024, numri më i madh i temave të magjistraturës, 644 ose 41,5%, janë nga fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 19,8% janë nga fusha e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë, pasuar nga shkencat sociale me 12.6% dhe pjesa tjetër të fushave janë me përqindje më të ulët përfaqësimi.
Ndërkohë, në vitin 2024, titullin doktora shkence kanë fituar 215 persona, që paraqet rritje për 23.6 % krahasuar me vitin 2023.
Numri më i madh i personave, 22.4 % doktoruan në fushën e shendetësisë dhe mbrojtje sociale, më pas 16.7% në arte dhe shkenca humane, vijojnë biznesi, administrata dhe drejtësia 14.4%, shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni 11.6% ndërsa pjesa tjetër e fushave kanë përqindje më të ulët përfaqësimi.
Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë doktoruar gjatë vitit 2024, 106 ose 49.3 % e tyre janë gra.
BURIMI: zhurnal.mk