1 026 kundervajtje ne komunikacion dhe 34 te arrestuar brenda 48 oresh 6a0ae6345f935

1.026 kundërvajtje në komunikacion dhe 34 të arrestuar brenda 48 orësh

May 18, 2026
1 minut lexim
POLIC STOP 1

Gjatë dy ditëve të fundit (16–17 maj 2026), policia ka evidentuar gjithsej 1.026 kundërvajtje në komunikacion gjatë kontrolleve të realizuara në të gjitha sektorët për punë të brendshme në vend. Nga numri total i urdhërpagesave të lëshuara, 316 kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Po ashtu, 34 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve nëntë janë kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, 24 pa patentë shoferi, ndërsa një person ka drejtuar automjetin pavarësisht ndalimit të mëparshëm për vozitje.

Sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 164 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 29 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, në përputhje me rregulloret e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 107 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë”.
Gjithashtu, janë sanksionuar 99 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

“Në përputhje me Ligjin për automjetet, 15 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa katër për shkak të parregullsive teknike.
Janë sanksionuar edhe dy shoferë për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (foliet)”, njoftoi MPB.

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vmro vetem per te ardhur ne pushtet filipce eshte i gatshem te pranoje cdo kerkese nga bullgaria dhe te shese interesat kombetare 6a0ae4e1e8d29
Lajmi i mëparshëm

VMRO: Vetëm për të ardhur në pushtet, Filipçe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë nga Bullgaria dhe të shesë interesat kombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë