e2808bketo jane gjashte skuadrat qe kane siguruar 1 8 ten e finales ne kupen e afrikes 61f06aeda1561

​Këto janë gjashtë skuadrat që kanë siguruar 1/8-tën e finales në Kupën e Afrikës

January 25, 2022
1 minut lexim

Ndeshje shumë interesante dhe me shumë intensitet janë zhvilluar deri më tani në Kupën e Kombeve të Afrikës e cila po shkon drejt kompletimit të 1/8-tës së finales së kësaj gare.

Ajo që ka karakterizuar ndeshje e zhvilluara deri më tani dhe që janë të vlefshme për të kaluar në grupin prej tetë skuadrave finaliste të këtij kompeticioni është numri i madh i kartonëve të kuq, transmeton KosovaPress.

Në gjashtë ndeshje e zhvilluara deri më tani (dy të fundit zhvillohen nesër) janë dhënë shtatë karton të kuq. Dy prej tyre janë dhënë në ndeshje e së martës ndërmjet Senegalit dhe Cape Verdes dhe që të dy për këtë të fundit.

Nga kjo sfidë fitues doli Senegali me rezultat 2-0, ndërkohë që së bashku me Senegalin në 1/8-tën e finales së Kupës së Afrikës kanë kaluar edhe Maroku, Kameruni, Gabmia, Tunisia dhe Burkina Faso.

Dy skuadra e fundit që do ta kompletojnë këtë fazë do të mësohen nga dy ndeshjet e nesërme ku do të ballafaqohen Bregu i Flidishtë me Egjiptin (nga ora 17:00) dhe Mali me Ekuatorin (nga ora 20:00).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d193d0bed180d187d0b5d0b2 d0bfd180d0b5d0b4d0bbd0b0d0b3d0b0 d0bcd0b0d0bdd183 d0b8 d183d0bad0b8d0bc d0b4d0b0 d181d0b5 d0b2d0bad0bbd183d187 61f06a38f2bbf
Story i mëparshëm

Ѓорчев предлага МАНУ и УКИМ да се вклучат во дебатата за Бугарија

e2808bu miratuan rekomandime te reja per udhetime brenda be se 61f0771e5629c
Story i radhës

​U miratuan rekomandime të reja për udhëtime brenda BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë