Sot në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për Senior, në këtë Kampionat moren pjesë këto klube: Kxh “Ippon”, Kxh “Trepca”, Kxh “Polici”, Kxh “Sankaku”, Kxh “Studenti”, Kxh “Kastrioti”, Kxh Kodokan.
Klubi më i mirë ishte Kxh “Ippon” me 12 medalje të arta, 2 të argjendta dhe asnjë të bronztë, në vendin e dytë u rendit Kxh ”Trepca” me 1 të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë, në vendin e tretë u rendit Kxh ”Kodokan” me 1 të artë, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë.
Në këtë garë u zhvilluan ndeshje cilësore e pa lendime, në një atmosferë të mirë sportive, duke i respektuar masat kundër Covid -19. Organizator i këtij Kampionati ishte Federata e xhudos e Kosovës dhe klubi i xhudos “Ippon” nga Peja. Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Fatmir Salihaj dhe Shahin Behrami. I pranishëm ishte edhe Kryetari i FXHK-së Agron Kuka, i cili e hapi dhe përcolli nga afër këtë Kampionat.
FITUESIT E MEDALJEVE TË ARTA SIPAS KATEGORIVE:
MESHKUJT
-60 KG
1.MUHARREM HYSENI ( KXH TREPCA)
-66 KG
1.LORIS SHARAPOLLI (KXH IPPON)
-73 KG
1.DARDAN CENA (KXH IPPON)
-81 KG
1.AKIL GJAKOVA (KXH IPPON)
-90 KG
1.ARBER KULLASHI (KXH IPPON)
-100KG
1.RIOS KUKA (KXH IPPON)
+100 KG
1.SHPATI ZEKAJ (KXH IPPON)
FEMRAT
-48 KG
1.LAURINA GASHI ( KXH KODOKAN)
-52KG
1.DISTRIA KRASNIQI (KXH IPPON)
-57 KG
1.FATIONA KASAPI (KXH IPPON)
-63KG
1.FLAKA LOXHA (KXH IPPON)
-70 KG
1.NORA GJAKOVA (KXH IPPON)
-78 KG
1.LAURA FAZLIU (KXH IPPON)
+78 KG
1.LORIANA KUKA (KXH IPPON)