​Këshilla për ditët e ftohta nga MSHMS

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze.

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri apelon për kujdes të veçantë për këto kategori, ndërsa jep disa këshilla.

“Siguroni një ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë. Vishuni me veshje sa më të rehatshme dhe të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza si dhe këpucë kundër ujit. Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditët e ftohta. Mbani në shtëpi rezervë për rastet ekstreme të motit, ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer”, apelon Ministria.

“Mbroni familjen tuaj nga monoksidi i karbonit. Mbani bombulat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit. Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet përkatëse, nëse nuhasni praninë e gazit”, këshillon Ministria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sadami te Prishtina: Kam dëgjuar për Kosovën

Story i radhës

Kthim selektiv nga Dheu i Bardhë për respektim të masave anti-Covid

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish