zyrtare suedia emeron trajnerin e ri 68f5e71a9b720

​Zyrtare, Suedia emëron trajnerin e ri

October 20, 2025
1 minut lexim

Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e Graham Potter si trajner të ri të kombëtares së meshkujve. Ai do ta zëvendësojë Jon Dahl Tomasson, i cili u shkarkua pas vetëm një pike në katër ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke përfshirë dy humbjet nga Kosova.

Potter do ta marrë drejtimin e ekipit që nga 20 tetori dhe do të udhëheqë Suedinë në ndeshjet e nëntorit ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë. Kontrata e tij do të zgjasë gjatë kualifikimeve dhe do të rinovohet automatikisht nëse Suedia siguron pjesëmarrjen në fazën finale të Botërorit.

“Jam shumë i nderuar dhe i motivuar për këtë detyrë. Suedia ka lojtarë të shkëlqyer dhe synimi ynë është të arrijmë në Kupën e Botës,” deklaroi Potter.

Trajneri anglez 50-vjeçar ka një njohje të mirë të futbollit suedez, pasi ka drejtuar me sukses Östersunds FK nga viti 2011 deri në 2018, përpara se të kalonte në klube angleze si Swansea, Brighton, Chelsea dhe West Ham.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet ne jug te shqiperise ja epiqendra dhe magnituda 68f5e6bb7f7e7
Lajmi i mëparshëm

Tërmet në jug të Shqipërisë, ja epiqendra dhe magnituda

akuzat per korrupsion fark mujka e hysen muzliukaj dalin para gjykates 68f5e72210a0f
Lajmi i radhës

Akuzat për korrupsion, Fark Mujka e Hysen Muzliukaj dalin para gjykatës

Të fundit nga

ShkoLartë