zyrtare edon zhegrova te juventusi do ta mbaje fanellen me numer 11 68b5f66b8fbf9

Zyrtare: Edon Zhegrova te Juventusi, do ta mbajë fanellën me numër 11

September 1, 2025
1 minut lexim

Juventusi ka përfunduar zyrtarisht transferimin e përhershëm të sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga Lille.

Për ta siguruar shërbimin e anësorit të lindur në vitin 1999, Bianconerët kanë paguar një shumë totale prej 20 milionë eurosh, duke mposhtur konkurrencën e Olympique Marseille.

Zhegrova ka firmosur kontratë deri në qershor 2030, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme të Juventusit në këtë afat kalimtar.

Me kontratën e tij te Lille që skadonte në vitin 2026, sulmuesi kosovar u kthye në objektiv prioritar për klubin torinez gjatë dy javëve të fundit të afatiti kalimtar, pasi Atletico Madrid intensifikoi kontaktet për mesfushorin Nico González dhe Juventusi mbeti i hapur për alternativa.

Pas zgjidhjes së situatës me transferimin e argjentinasit, Juventusi u rikthye fuqishëm drejt Zhegrovës, duke arritur shpejt marrëveshje me Lille.

Në fund, Juventusi ia doli të tejkalojë ofertën e Marseille, që ndonëse e dëshironte lojtarin, nuk arriti kurrë të gjente gjuhën e përbashkët me Lille.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhunohet ne durres turisti austriak policia procedon dy 17 vjecare 68b5f5ff25c2f
Lajmi i mëparshëm

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

berisha tre momentet e rames ne bled qe shokuan audiencen 68b5f66e3cae1
Lajmi i radhës

Berisha: Tre momentet e Ramës në Bled që shokuan audiencën

Të fundit nga

ShkoLartë