zyrtare albian hajdari kalon te hoffenheim 68acbbdec298f

Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

August 25, 2025
1 minut lexim

Albian Hajdari ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Lugano te Hoffenheim në Bundesligë, një nga pesë ligat më të forta në Evropë.

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte një nga elementët më të spikatur të Luganos dhe konsiderohet një shpresë e përfaqësueses zvicerane.

Megjithëse ishte pritur të transferohej në Ligën Premier, Hajdari përfundoi në Gjermani, ku do të bashkohet me Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun, dy futbollistë me origjinë shqiptare që luajnë te Hoffenheimi.

Ky transferim erdhi pas lëndimit serioz të Koki Machidas, duke krijuar nevojën për një qendërmbrojtës të ri.

Hajdari është zhvilluar te Baseli dhe Juventusi, ndërsa te Lugano ka luajtur që nga viti 2022, duke u bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

“Mezi pres ta filloj sfidën te Hoffenheimi dhe në Bundesligën gjermane, një nga top-ligat evropiane. Bisedimet me drejtuesit e klubit ishin shumë të mira. Synimi im është të jap gjithçka në fushë dhe të kontribuoj për realizimin e objektivave të skuadrës”, deklaroi Hajdari.

Në total, Hajdari ka regjistruar 110 paraqitje për Luganon dhe nëntë për Baselin. Në Superligën zvicerane ka luajtur 91 ndeshje, ndërsa 11 të tjera në Ligën e Konferencës dhe Kupën zvicerane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret ne shqiperi mobilizim nga toka dhe ajri per shuarjen e tyre 68acbb768ab17
Lajmi i mëparshëm

​Zjarret në Shqipëri, mobilizim nga toka dhe ajri për shuarjen e tyre

a rrezikohet kosova driton tali serbia tashme eshte futur ne lufte civile 68acbbe31d0bb
Lajmi i radhës

A rrezikohet Kosova? Driton Tali: Serbia tashmë është futur në luftë civile

Të fundit nga

ShkoLartë