zyra e be se ne kosove me analize per ekonomine ruse po perballet me goditje te thelle nga sanksionet 6a40ee1524073

Zyra e BE-së në Kosovë me analizë për ekonominë ruse: Po përballet me goditje të thellë nga sanksionet

June 28, 2026
1 minut lexim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se pavarësisht rritjes së çmimeve të naftës si pasojë e tensioneve me Iranin, ekonomia e Rusisë vazhdon të përballet me presione të thella strukturore.

Sipas një deklarimi të publikuar, fitimet e papritura nga nafta janë zbutur nga forcimi i valutës dhe subvencionet për kompanitë e naftës dhe rafineritë, duke kufizuar ndikimin pozitiv në ekonominë ruse.

“Në katër muajt e parë të vitit 2026, deficiti buxhetor i Rusisë ka arritur në 5.9 trilionë rubla, dukshëm më i lartë se 3.8 trilionë rubla sa ishte planifikuar për të gjithë vitin. Po ashtu, raportohet se mbi 200,000 biznese janë mbyllur që nga janari”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.

Sipas të dhënave të publikuara, normat e interesit në Rusi mbeten të larta, borxhi korporativ është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa vendi po përballet edhe me mungesë të fuqisë punëtore, rritje të taksave dhe rënie të kërkesës së brendshme.

BE thekson se sanksionet e vendosura përmes 20 paketave vazhdojnë të kufizojnë qasjen e Rusisë në teknologji, financa, logjistikë dhe tregjet energjetike, duke krijuar kosto afatgjata për ekonominë e saj.

Në deklaratë shtohet se rritja e çmimeve të naftës mund të sjellë lehtësim afatshkurtër, por nuk e zhbën dëmin strukturor ekonomik, ndërsa presioni ndaj Rusisë vazhdon. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rritet ne mbi 1 mije e 400 numri i te vdekurve nga termeti ne venezuele 6a40e988a353b
Lajmi i mëparshëm

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

vrasja e efektivit enea mekolli ne korce zbardhet deshmia e drejtorit te policise vilson bala per planin e arrestimit te bracellarit 6a40ee8f62a73
Lajmi i radhës

Vrasja e efektivit Enea Mekolli në Korçë/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të policisë Vilson Bala për planin e arrestimit të Braçellarit

Të fundit nga

ShkoLartë