vrasja e efektivit enea mekolli ne korce zbardhet deshmia e drejtorit te policise vilson bala per planin e arrestimit te bracellarit 6a40ee8f62a73

Vrasja e efektivit Enea Mekolli në Korçë/ Zbardhet dëshmia e drejtorit të policisë Vilson Bala për planin e arrestimit të Braçellarit

June 28, 2026
min lexim

Drejtori i Policisë Korçë, Vilson Bala, si dhe dy zëvendësdrejtorët, kanë dëshmuar në Prokurori në lidhje me planin operacional për arrestimin e Violant Braçellarit, ku për pasojë humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli.

Sipas deklarimit të tij, Bala pretendon se është kontaktuar në telefon nga shefi i Komisariatit Maliq për një kallëzim që një çoban kishte bërë për mospagimin e parave nga Violant Braçellari.

Bala: Jam kontaktuar nëpërmjet telefonit nga shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, Eduart Allushi, i cili më ka bërë me dije për një ngjarje të ndodhur dhe ka shpjeguar se një shtetas i quajtur Aleksandër Kolak kishte punuar si çoban, nuk kishte marrë lekët që i takonin për punën e kryer dhe ishte kanosur me armë zjarri nga shtetasi Violant Braçellari, i cili është person në kërkim. Kam kontaktuar në telefon zëvendësdrejtorin e Krimeve dhe janë takuar në ambientet e Policisë Korçë. Kanë diskutuar për masat që do të merrnin lidhur me organizimin e punës për kapjen e personit në kërkim, i dënuar me rreth 10 vjet heqje lirie për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas drejtorit të Policisë së Korçës, pasi është diskutuar plani, ditën tjetër është ndërhyrë në zonë.

Bala: Një grup, në të cilin ishin dy zëvendësdrejtorët, shefi i Komisariatit të Policisë Maliq dhe një grup i Shqiponjave, do të shkonin në vendin ku ishte e dhëna për personin në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Maliq-Lozhan-Bode. Grupi tjetër, në përbërje të të cilit ishte ai vetë, shefi i Sektorit të Rendit dhe shefi i Komisariatit të Policisë, do të shkonin në vendin ku dyshohej se ishte personi në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Korçë-Voskopojë-Bode.

Sapo efektivët janë afruar pranë stanit, menjëherë kanë nisur të dëgjohen të shtënat e para.

Bala: Kur ata ishin te përroi, në një distancë rreth 400-500 metra, kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit. Kur kanë arritur në vendngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur.

Sipas drejtorit të Policisë Korçë, për arrestimin e Braçellarit nuk është vlerësuar thirrja e RENEA-s, për shkak se i kërkuari ishte në kërkim për drogë dhe jo për krime kundër personit. Në analizë të veprimeve të mëparshme të këtij shtetasi, nuk ka asnjë të dhënë që ky person të ketë përdorur armë zjarri ndaj punonjësve të policisë, edhe gjatë kontrolleve të mëparshme të kryera nga ana e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zyra e be se ne kosove me analize per ekonomine ruse po perballet me goditje te thelle nga sanksionet 6a40ee1524073
Lajmi i mëparshëm

Zyra e BE-së në Kosovë me analizë për ekonominë ruse: Po përballet me goditje të thellë nga sanksionet

rreth 70 mije persona rezultojne te zhdukur pas termeteve ne venezuele 6a40eef29881a
Lajmi i radhës

Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Të fundit nga

ShkoLartë