zviceranet votojne kunder takses per super te pasurit 692d473a771ec

Zviceranët votojnë kundër taksës për super të pasurit

December 1, 2025
1 minut lexim

Zviceranët hodhën poshtë me shumicë aplikimin e një takse mbi trashëgiminë për super të pasurit. Nisma e organizatës rinore të socialistëve Juso  “Për një politikë sociale ndaj klimës të financuar përmes taksave”, e cila synonte që të vendosej një taksë prej 50 përqind mbi trashëgimitë që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane, dështoi në referendum. Sipas Juso-ve paratë nga këto taksa duhet të përdoreshin për mbrojtjen e klimës.

Autoritetet njoftuan njoftuan madje para se të numëroheshin të gjitha votat, se propozimet kishin dështuar, sepse shumica e kantoneve kishin votuar kundër tyre. Për kërkesa të tilla nevojiten si shumica e votave të përgjithshme edhe shumica e votave në kantone.

Partitë dhe shoqatat e biznesit kundër taksës mbi trashëgiminë

Sipas autoriteteve tatimore zvicerane në Zvicër ka rreth 2.500 tatimpagues me një pasuri që tejkalojnë 50 milionë franga zvicerane. Të gjithë së bashku ata zotërojnë një pasuri me vlerë rreth 500 miliardë franga zvicerane. Nëse nisma do të ishte miratuar taksimi i trashëgimive mund të gjeneronte teorikisht katër miliardë franga të ardhura shtesë nga taksat. Sipas planeve të Juso-ve, të ardhurat do të përdoreshin për të financuar projekte për mbrojtjen e klimës.

Një koalicion i gjerë partish politike dhe shoqatash biznesi u angazhua kundër kësaj takse. Ata paralajmëruan se barra shtesë mund t’i shtynte individët e pasur të largoheshin jashtë vendit, duke ulur kështu të ardhurat e përgjithshme tatimore.

Në shumicën e kantoneve zvicerane bashkëshortët dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë aktualisht nuk duhet të paguajnë taksë mbi trashëgiminë. Për trashëgimtarët e tjerë zbatohen rregullore të ndryshme, varësisht nga kantoni. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kadri kryeziu ldk ne krize te thelle shba te shohin vetem dy figura relevante per zgjedhjet e 28 dhjetorit 692d4621081fe
Lajmi i mëparshëm

Kadri Kryeziu: LDK në krizë të thellë – SHBA-të shohin vetëm dy figura relevante për zgjedhjet e 28 dhjetorit

negociatat per paqe reagon donald trump ukraina ka disa probleme te vogla por besoj se kete here mund tia dalim 692d48e5a6eab
Lajmi i radhës

Negociatat për paqe, reagon Donald Trump: Ukraina ka disa probleme të vogla, por besoj se këtë herë mund t’ia dalim

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë