zv kryeministrit sali bashke me kurtin dhe kreret e vlen it nderojne figuren e nene terezes 6a8ef323b66c5

Zv/kryeministrit Sali bashkë me Kurtin dhe krerët e VLEN-it nderojnë figurën e Nënë Terezës

August 26, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bekim Sali, ka nderuar figurën dhe veprën e Nënë Terezës, duke theksuar mesazhin universal të humanizmit, solidaritetit dhe kujdesit për tjetrin.

Sali, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, mori pjesë në aktivitetin kushtuar Nënë Terezës.

“Nënë Tereza është një emër që Shkupi ia dha botës. Por, mbi të gjitha, ajo është një mesazh universal i dashurisë, humanizmit, solidaritetit dhe kujdesit për tjetrin”, deklaroi Sali.

Në kuadër të aktivitetit u promovua libri “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, me autorë Albert Ramaj dhe Skender Asani, ndërsa u hap edhe një ekspozitë dokumentare kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës.

Sali theksoi se vepra e saj nuk u ndërtua përmes fjalëve të mëdha, por përmes veprimeve konkrete.

“Ajo nuk e ndërtoi veprën e saj me fjalë të mëdha, por me hapa konkretë – me një dorë të shtrirë ndaj atij që kishte nevojë, me kujdes ndaj të sëmurit, me ushqim për të uriturin dhe me strehë për të pastrehun”, u shpreh ai.

Sipas Saliut, vlerat që përfaqësonte Nënë Tereza duhet të shndërrohen në veprim të përditshëm dhe jo të mbeten vetëm pjesë e kujtesës.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë që këto vlera të mos mbeten vetëm pjesë e kujtesës, por të bëhen pjesë e veprimit tonë të përditshëm”, tha zëvendëskryeministri.

Në fund, Sali bëri thirrje që misioni i Nënë Terezës – të duam, të shërbejmë dhe të kujdesemi për tjetrin – të shërbejë si frymëzim për shoqërinë.

“Le të jetë misioni i Nënë Terezës, të duam, të shërbejmë dhe të kujdesemi për tjetrin, frymëzim për të gjithë ne”, përfundoi Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rexhepi dje e quanin projekt kriminal sot e promovojne si sukses te qeverise 6a8ed84fdba94
Lajmi i mëparshëm

Rexhepi: Dje e quanin projekt kriminal, sot e promovojnë si sukses të Qeverisë

48 vjecari dyshohet se e ka dhunuar disa here vajzen e mitur 6a8ef47177a6f
Lajmi i radhës

48-vjeçari dyshohet se e ka dhunuar disa herë vajzën e mitur

Të fundit nga

ShkoLartë