IVAN STOILKOVIQ

Zv.kryeministri Stoilkoviq me urim për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë

February 16, 2026
1 minut lexim

Me rastin e 15 shkurtit, Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, zëvendës kryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, u dërgoi urime të sinqerta qytetarëve të Republikës së Serbisë, duke u dëshiruar zhvillim të mëtejshëm të vazhdueshëm ekonomik dhe shoqëror, stabilitet dhe prosperitet të shtetit.

“Jam i bindur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona bazohen në traditën e miqësisë së sinqertë, afërsisë kulturore dhe shpirtërore, të cilat gjatë viteve janë thelluar dhe kanë hapur hapësirë për bashkëpunim edhe më të madh, reciprokisht të dobishëm, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ne serbët në Maqedoni e kremtojmë me respekt të veçantë këtë festë të rëndësishme, të bindur se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy vendeve. Mbetem i përkushtuar për pjesëmarrje aktive në politikat që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve maqedono-serbe, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, respektit dhe partneritetit.

Në kohë sfidash dhe rrethanash të reja globale, jam i bindur se vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë, stabilitetit dhe miqësisë së sinqertë mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe prosperuese për qytetarët tanë dhe gjeneratat që vijnë. Gëzuar Ditën e Shtetësisë”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes ne procesin ndaj ish krereve te uck se 6992c4f30518b
Lajmi i mëparshëm

Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

ARTAN GRUBI SPAK
Lajmi i radhës

VLEN: SPAK-u i BDI-së le të kërkojë nga SPAK-u i Shqipërisë ekstradimin e Artan Grubit

Të fundit nga

ShkoLartë