zv kryeministri i pare sali reformat kerkojne konsensus te perbashket 6a6097bccd551

Zv.kryeministri i Parë, Sali: Reformat kërkojnë konsensus të përbashkët

July 22, 2026
1 minut lexim
sali

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në seancën e Këshillit Nacional për Integrim Evropian, ku prezantoi qëndrimet e Qeverisë lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Sundimin e Ligjit 2026 dhe ecurinë e Agjendës së Reformave.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik i vendit dhe se reformat në sundimin e ligjit duhet të shoqërohen me rezultate konkrete dhe të matshme.
Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë ndër vendet më të suksesshme në zbatimin e Agjendës së Reformave, duke rikujtuar se deri më tani janë siguruar 142,1 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa së fundmi është dorëzuar edhe kërkesa e katërt për financim, me 22 hapa reformues të realizuar.

Sali u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin procesin reformues dhe të kontribuojnë në miratimin e ligjeve të nevojshme, duke theksuar se dallimet politike nuk duhet të pengojnë interesin strategjik të shtetit dhe përfitimet që qytetarët presin nga procesi i integrimit evropian.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edhe qendra sportive boris trajkovski u godit nga stuhia pishina pesoi deme te medha materiale 6a609661bd3ce
Lajmi i mëparshëm

Edhe Qendra Sportive “Boris Trajkovski” u godit nga stuhia, pishina pësoi dëme të mëdha materiale

Të fundit nga

ShkoLartë