zv kryeministri i pare bekim sali pergezon albin kurtin per vazhdimin e detyres si kryeminister 698cfda2a97a4

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali përgëzon Albin Kurtin për vazhdimin e detyrës si kryeministër

February 12, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka uruar kryeministrin e Kosovës për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë dhe vazhdimin e detyrës si Kryeministër i Kosovës.
“I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj suksese në vazhdimin e detyrës si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Fitorja juaj e thellë dhe mbështetja e fuqishme e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dëshmojnë për besimin në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Jam i bindur se, nën drejtimin tuaj, Kosova do të ecë përpara në zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie, duke i forcuar edhe më tej lidhjet vëllazërore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 7f4db3aaef10a016389efe51bb2ec0cd V
Lajmi i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi” mahnit në Sharjah, performon para personaliteteve të larta të Emirateve

trump po shqyrton mundesine e daljes nga marreveshja tregtare shba kanada meksike 698cfe0e4c6b0
Lajmi i radhës

Trump po shqyrton mundësinë e daljes nga marrëveshja tregtare SHBA-Kanada-Meksikë

Të fundit nga

ShkoLartë