zv kryeministri i pare bekim sali pasi deshtuan ti bllokojne proceset me argumente politike bdi sot shpresen e vetme e ka te gjykata kushtetuese 6a32e26113217

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese

June 17, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka akuzuar BDI-në, duke thënë se ata, pas dështimit për t’I bllokuar proceset me argumente politike, tani shpresën e vetme e kanë te Gjykata Kushtetuese.
“Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese.
Nuk është rastësi. Për vite me radhë, BDI ishte partia dominuese në pushtet dhe ndikimi i saj është ende i dukshëm në shumë segmente të institucioneve. Prandaj, sa herë që humbin betejën politike para qytetarëve, kërkojnë shpëtim te strukturat që i konsiderojnë si trashëgimi të periudhës së tyre të qeverisjes.
Në vend që të japin llogari për premtimet e parealizuara dhe për obligimet që i lanë peng për më shumë se dy dekada, ata vazhdojnë të pengojnë proceset dhe reformat që i kërkon koha.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga logjika partiake. Çdo tentativë për ta përdorur sistemin institucional si mjet për beteja politike paraqet rrezik për shtetin multietnik, për besimin e qytetarëve dhe për perspektivën demokratike të vendit”, ka shkruar Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

katie price ribashkohet me partnerin pas lirimit nga burgu ne dubai 6a32dfbd541fb
Lajmi i mëparshëm

Katie Price ribashkohet me partnerin pas lirimit nga burgu në Dubai

filipce sulmon vmro dpmne ne maqedonia e veriut po pershpejton vetem drejt shkaterrimit 6a32e3b0998f8
Lajmi i radhës

Filipçe sulmon VMRO-DPMNE-në: “Maqedonia e Veriut po përshpejton vetëm drejt shkatërrimit”

Të fundit nga

ShkoLartë