zv kryeministri i pare bekim sali dhe rektori i ibu diskutojne bashkepunim per rritjen e cilesise ne arsim 698f686523616

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i IBU diskutojnë bashkëpunim për rritjen e cilësisë në arsim

February 13, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në një takim me Rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Prof. Dr. Lutfi Sunar, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimin e partneriteteve akademike.

Sipas njoftimit të zëvendëskryeministrit, në takim u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta që synojnë rritjen e cilësisë së arsimit dhe avancimin institucional.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit të lartë, zhvilluam një takim me Rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof. Dr. Lutfi Sunar,” tha Sali.

Ai shtoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është thellimi i partneritetit akademik dhe zhvillimi i projekteve që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përgatitjes profesionale të studentëve.

“Diskutuam mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të zhvillimit institucional dhe rritjes së cilësisë në arsim,” u shpreh Sali, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë luajnë një rol kyç në përgatitjen e brezave të ardhshëm dhe zhvillimin e kapaciteteve të vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aak cakton perfaqesuesit ne komisione vv njofton levizje te brendshme 698f40ee5c059
Lajmi i mëparshëm

AAK cakton përfaqësuesit në komisione, VV njofton lëvizje të brendshme

trump rrezon politiken klimatike anulon vendimin per gazrat serre 698f68c35a69f
Lajmi i radhës

Trump rrëzon politikën klimatike, anulon vendimin për gazrat serrë

Të fundit nga

ShkoLartë