zola per garen e titullit 6953d5f3847f2

Zola për garën e titullit

December 30, 2025
1 minut lexim

Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A në “Gazzetta dello Sport”.

Duke nisur nga Napoli, ai tha: “Titulli dhe Superkupa përfaqësojnë simbole të një madhështie reale si Napoli.

Kjo është e pamohueshme dhe e shkruar në 15 vitet e fundit, gjatë të cilave Aurelio De Laurentiis ka investuar fuqishëm dhe në mënyrë të duhur”.

Për vitin 2026, Zola shprehet kështu: “Skuadra më e fortë, edhe pse me pak diferencë, për mua është Interi. Sidoqoftë jam romantik dhe them Napoli për atë që ka përfaqësuar në jetën time.

Interi ka lojtarë me vlerë shumë të lartë në çdo rol, që e projektojnë në nivel ndërkombëtar.

Ka guxuar me Chivu, ka besuar, Marotta me Ausilio janë shpërblyer për këtë zgjedhje”.

Për Milanin: “Nuk do ta kisha parashikuar kaq lart. Ka Allegrin trajner dhe kjo bën diferencën, ai përballon vështirësitë dhe i zgjidh. Ka personalitet për një klub me histori kaq të madhe dhe nuk do të dorëzohet”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlora pa uje per disa dite rresht investimi ne ujesjelles kushtoi 9 6 miliarde leke vetem 4 vjet me pare 6953d595452a7
Lajmi i mëparshëm

Vlora pa ujë për disa ditë rresht, investimi në ujësjellës kushtoi 9.6 miliardë lekë vetëm 4 vjet më parë

jetonte e vetme gjendet e pajete ne banese nje e moshuar ne korce 6953d6a5684e6
Lajmi i radhës

Jetonte e vetme, gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në Korçë

Të fundit nga

Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike

Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u

Elisa Spiropali priti Menduh Thaçin

28 Shkup, 30 dhjetor – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, sot priti në takim kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. “Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale politike, proceset
ShkoLartë